Maduro si e forcoi aleancën me Serbinë, bisedime me Vuçiq dhe vizitë të planifikuar në Beograd





Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro viteve të fundit vazhdimisht ka riafirmuar aleancën strategjike dhe miqësinë e fuqishme me Serbisë, duke nënvizuar mbështetjen e vendit të tij për integritetin territorial të Serbisë, përcjell INA duke u thirrur në mediat e huaja.

Në komunikimet e fundit telefonike nga mesi i vitit të kaluar midis Aleksandar Vuçiq dhe Maduros mediat raportuan se ishte diskutuar thellimi i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe ndërkombëtar, si dhe planet për vizitë zyrtare të Madurós në Beograd, me fokus forcimin e partneritetit bilateral në fusha të ndryshme interesash. 

Maduro gjithashtu konfirmoi pjesëmarrjen e Venezuelës në EXPO 2027 në Beograd, si një hap i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Maduro ishte përdorur nga Serbia për të sulmuar Kosovën.(INA)