Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen dhe liderja e opozitës në Venezuelë, Marina Corina Machado, njofton: “Do të sjell rend dhe demokraci, do të liroj të burgosurit politikë. Ky, shtoi ajo , është momenti për qytetarët.
Ata prej nesh që rrezikuan gjithçka për demokracinë më 28 korrik. Ata prej nesh që e zgjedhën Edmundo Gonzalez Urrutia si president të ligjshëm të Venezuelës, i cili duhet të marrë menjëherë detyrën e tij kushtetuese dhe të njihet nga të gjithë oficerët dhe ushtarët e tij si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura Kombëtare.”