Kishte sjellje agresive me policinë, arrestohet 27 vjeçari nga Gajrja e Tetovës





MPB njofton se më 05.01.2026, në ora 22:30, në rrugën “Murat Baftijari” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.I. (27) nga fshati Gajre. Ai ishte denoncuar se në një objekt hotelerik ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe duke thyer tavolinat e lokalit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, A.I. ka vazhduar me sjellje agresive dhe ka sulmuar një zyrtar policor. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.