“Kina është thellësisht e tronditur dhe i dënon ashpër veprimet e njëanshme, të paligjshme e ngacmuese të Shteteve të Bashkuara,” tha i ngarkuari me punë i Misionit të Përhershëm të Kinës në Kombet e Bashkuara Sun Lei .
Ai vuri në dukje se bashkësia ndërkombëtare ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e vet të madh ndaj sanksioneve, bllokadës dhe kërcënimeve për përdorimin e forcës nga ShBA-ja kundër Venezuelës
“Ne i bëjmë thirrje ShBA-së të dëgjojë zërin e fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare, të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së, të ndalojë shkeljen e sovranitetit e të sigurisë të vendeve të tjera, të heqë dorë nga përpjekjet për përmbysjen e qeverisë së Venezuelës dhe të kthehet në rrugën e zgjidhjes politike nëpërmjet dialogut e negociatave,” theksoi ai.
Sun tha po ashtu që Kina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e rajonit dhe bashkësinë ndërkombëtare për të forcuar solidaritetin e bashkëpunimin, për të mbrojtur barazinë e drejtësinë dhe për të ruajtur së bashku paqen dhe qëndrueshmërinë në Amerikën Latine e Karaibe
