Katër të lënduar nga aksidenti mes veturës së Policisë dhe një taksie në Prishtinë





Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth mesnatës në Prishtinë, mes një veture të Policisë dhe një taksie.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Siç tha ai, të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, tha Pllana. /Klankosova.tv