Kasami: Rruga e Banjës është e lirë por ekziston reziku për rëshqite të reja





Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se rruga e Banjës, e cila ishte e bllokuar si pasojë e rëshqitjeve të fundit të dheut, tashmë është liruar për qarkullim.

Megjithatë, Kasami ka theksuar se pavarësisht intervenimit dhe pastrimit të rrugës, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, ende ekziston rrezik nga rëshqitja e dheut dhe gurëve në disa segmente të këtij aksi rrugor.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të shmangin qarkullimin e panevojshëm në zonat me rrezik të lartë.

“Siguria e qytetarëve mbetet prioritet. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në apelin e kryetarit të komunës.