Kasami përkujton Masakrën e Reçakut: Plagë e hapur në historinë kombëtare





Tetovë, 15 janar 2026 – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përkujtuar sot Masakrën e Reçakut, një nga ngjarjet më të rënda dhe më tragjike në historinë e shqiptarëve informon Tetovasot.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Kasami thekson se Reçaku mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen kombëtare dhe një dëshmi e krimeve të kryera ndaj popullit shqiptar.

“Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, kujtojmë një nga plagët më të rënda në historinë tonë kombëtare. Nderim për 45 shqiptarët e pafajshëm dhe përkushtim që e vërteta të mos harrohet kurrë”, ka shkruar Kasami.

Masakra e Reçakut, e ndodhur më 15 janar 1999, tronditi opinionin ndërkombëtar dhe u bë një nga momentet kyçe që sollën ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë. Përkujtimi i saj, sipas Kasamit, është detyrim moral për të ruajtur kujtesën historike dhe për të mos lejuar që krimet ndaj civilëve të mbeten pa drejtësi.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo