Juventusi fiton thellë ndaj Cremoneses, Zhegrova luan 30 minuta





Juventusi e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër triumfoi thellë 5:0 ndaj Cremoneses, në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit italian.

Bremer, David, Yildiz, McKennie dhe autogol i Terraccianos ishin autorët e golave të shënuar.

Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të, por pa lënë gjurmë në ndeshje.

Me këtë fitore, Juventusi tani shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e katërt, katër më pak se Interi që prin dhe ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Cremonese mbetet me 22 pikë në vendin e 13-të.