Italia nuk do të marrë pjesë në operacionin ushtarak “Arctic Endurance” në Groenlandë





Italia nuk do të marrë pjesë në operacionin ushtarak “Arctic Endurance” në Groenlandë, të propozuar nga Danimarka dhe i mbështetur nga disa vende evropiane si përgjigje ndaj ambicieve amerikane të presidentit Donald Trump.

Vendimi është konfirmuar në mënyrë të qartë nga qeveria italiane, me mbështetjen e kryeministres Giorgia Meloni, e cila aktualisht ndodhet në Japoni. Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, gjatë një deklarate në Senat, ironizoi idenë e një pranie të shpërndarë ushtarake në Arktik: “Çfarë po bëjnë njëqind, dyqind apo treqind ushtarë të çdo kombësie në Groenlandë? Tingëllon si fillimi i një shakaje. Nuk është një garë për të dërguar ushtarë nëpër botë. Qasja jonë është racionale. Ne i kemi kërkuar NATO-s të koordinohet. Duhet të bashkohemi, jo të përçahemi.”