Isen Shabani u drejtohet me një mesazh banorëve të komunës së Vrapçishtit: Do të punoj për ju dhe me ju (VIDEO)





Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, ka përcjellë një mesazh falënderimi për qytetarët përmes një videomesazhi publik, duke shprehur mirënjohjen e tij për besimin dhe mbështetjen që po merr gjatë fushatës.

“Vendi im i dashur! Kjo fushatë është një kartolinë falënderimi për ju që besoni tek unë”, u shpreh Shabani, duke theksuar se qytetarët janë pjesë thelbësore e vizionit të tij për një komunë më të bukur, më të pastër dhe më të zhvilluar.

Ai nënvizoi se besimi i qytetarëve përbën motivimin kryesor për të vazhduar me realizimin e projekteve që, sipas tij, tashmë janë në proces dhe që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme në Vrapçisht.

“Do të punoj për ju dhe me ju”, tha Shabani, duke garantuar bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe përkushtim maksimal ndaj interesit publik./TS