Isen Shabani për TS: Më 11 janar fitojmë në çdo vendbanim të Vrapçishtit (VIDEO)





Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, ka deklaruar se është i bindur për fitore në zgjedhjet e përsëritura lokale të 11 janarit 2026 dhe se nuk pret humbje në asnjë vendbanim.

Në intervistën për TetovaSot, Shabani tha se mbështetjen e tij e bazon në kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe në projektet e realizuara gjatë mandateve të kaluara.

“Nuk humbas në asnjë vendbanim. Ju garantoj se edhe aty ku kundërshtarët mendojnë se janë bastione të tyre, rezultati do të jetë ndryshe. Bazohen në terren dhe në punët që kam bërë. Nuk jam kandidat i premtimeve boshe, por i projekteve të realizuara. Qytetarët e shohin transformimin nga një komunë rurale në një komunë urbane”, tha për TS, Isen Shabani.

Sipas Shabanit, edhe në zonat që kundërshtarët i konsiderojnë bastione të tyre, rezultati do të jetë ndryshe në favor të tij.