Incident në Qendrën Urgjente të Gostivarit, arrestohet sigurimi privat





Një 52-vjeçar është arrestuar në Gostivar pas një incidenti në Qendrën Urgjente.

Sipas informacioneve që i siguron Tetovasot, më 10.01.2026 në orën 00:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar P.T. (52) nga fshati Bellovisht.

Sipas denoncimit nga një grua 38-vjeçare, rreth orës 21:30, derisa ajo ndodhej në Qendrën Urgjente për t’u takuar me mjekun kujdestar, P.T., i punësuar si sigurim privat, e ka nxjerrë atë jashtë me forcë.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.