Heqja e imunitetit të Ballukut, anëtarët e PD-së gjejnë të mbyllur derën e Këshillit të Mandateve





Anëtarët e PD-së të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve këtë të enjte kanë shkuar në ambientet e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit. Kjo mbledhje është thirrur për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres, Belinda Balluku.

Anëtarët Elda Hoti dhe Saimir Korreshi kanë ndarë një video ku tregojnë se dera e Këshillit të Mandateve është e mbyllur.

“Kuvendi, me urdhër politik të Edi Ramës, vazhdon të mbajë peng mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Ndryshe nga sa përcakton rregullorja, sipas së cilës mbledhja e Këshillit mund të thirret nga 5 anëtarë, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajë të kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur Belinda Ballukun. Deputetët e PD e gjejnë derën e sallës së mbledhjes të mbyllur”, theksojnë ata.