Haradinaj: Shqetësuese situata nga përmbytjet, urgjencë kombëtar duhet veprim i menjëhershëm nga institucionet





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me situatën pas reshjeve të vazhdueshme, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thekësuar se gjendja është tejet shqetësuese.

“Situata e krijuar pas reshjeve të vazhdueshme, që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës, është tejet shqetësuese. Në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.

Haradinaj ka bërë thirrje institutcioneve relevante, si në nivel qendror ashtu edhe lokal të rrisin përpjekjet dhe veprimet për përballimin e situatës.

“Kam kontaktuar me kryetarët e komunave nga Aleanca, për t’u informuar mbi veprimet që po i ndërmerr pushteti lokal në përballimin e kësaj situate të rëndë. Është urgjencë kombëtare që institucionet relevante, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, të shumëfishojnë përpjekjet dhe veprimet për përballimin e kësaj gjendjeje”, ka shkruar ai./Periskopi