Grupi i tifozëve shkakton përlëshje, lëndohen rëndë 2 shkupjanë në Tetovë





Incidentin e shkaktoi grupi i tifozëve, arrestohet udhehëqësi i tyre. Viktimat kanë marrë lëndime serioze, ndërsa vetura e tipit “Mazda 3”, është dëmtuar goxha. Sulmuesi, tani për tani mbetet në polici.

Në lagjen “Drenovec” të Tetovës, dje më 19 janar, ka ndodhur një incident, i cili shkaktoi revolë dhe shqetësim tek qytetarët. Rreth orës 19.20 min, 23 vjecari R.E. udhëheqësi i grupit të tifozëve, së bashku me disa persona tjerë të maskuar, fizikisht i sulmuan A.J. dhe D.P. që të dy nga Shkupi.

Gjatë sulmit tifozët kanë përdorur mjete të hekrta dhe të forta, me ç’rast A.J. ka marrë lëndime të rënda. Po me këtë rast është dëmtuar edhe vetura e tipit “Mazda 3”.

R.E. është arrestuar nga policët e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, dhe aktualisht po mbahet në stacionin policor.