Gruaja në gjendje të dehur e goditi bashkëshortin me thikë në shpatull, më pas e gërvishi në qafë dhe trup





Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nisur procedurë penale ndaj një shtetaseje 30-vjeçare të Republikës së Kroacisë, me qëndrim të përkohshëm në Kavadar, e dyshuar për kryerjen e veprës penale – Lëndim trupor, sipas nenit 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Mëngjesin e 25 janarit, në gjendje të dehur me 2.61 promilë alkool në gjak, e dyshuara ka ushtruar dhunë në familje dhe i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortit të saj. Pas një përplasjeje verbale, ajo ka marrë një thikë nga kuzhina dhe e ka goditur të dëmtuarin në shpatullën e majtë dhe të djathtë, ndërsa më pas e ka gërvishtur në qafë dhe në trup.

Prokurori publik, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore dhe i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Kavadar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën.