Këshilli Kushtetues i Gjykatës Supreme të Venezuelës ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke urdhëruar zëvendëspresidenten Delcy Rodriguez të marrë detyrën e presidentit të vendit, pas arrestimit të Nicolas Maduro nga forcat amerikane.
Vendimi i gjykatës thotë se Rodriguez do të marrë “detyrat e Presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të kombit”. Gjithashtu, ai shton se gjykata do të diskutojë çështjen për të përcaktuar kuadrin ligjor që garanton vazhdimësinë e shtetit dhe mbrojtjen e sovranitetit në rastin e mungesës së detyruar të Presidentit.
Rodriguez ka reaguar pas këtij zhvillimi, duke bërë thirrje për paqe dhe unitet të popullit të Venezuelës. Ajo ka theksuar se vendi nuk do të bëhet kurrë një koloni e asnjë shteti tjetër, duke i dhënë një mesazh të qartë botës pas “rrëmbimit” të Maduron.