Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh





Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh.

Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Shehollit e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Spiunazhit në vazhdimësi, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 09.01.2026 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.”, ka deklaruar ajo.

“Paraburgimi sipas këtij Aktvendimi të pandehurit F.SH. i llogaritet prej datës 09.01.2026 deri me datë 09.03.2026.”, ka deklaruar ajo për Kallxo.com.

Fatmir Sheholli ishte arrestuar më 09.10.2025 nën dyshimet për spiunazh.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo