Gjendje e rëndë nga vërshimet në Drenas, qyteti përmbytet nga uji (VIDEO)





Shirat e pandërprerë kanë shkaktuar vërshime nëpër disa pjesë të Kosovës. Me situatë të rëndë po përballet edhe komuna e Drenasit.

Që nga nata e mbrëmshme, shiu u pandërprerë, ka bërë që atje të ketë vërshime.

Mediumi lokal Drenica Online, sjell pamje nga këto vërshime.

Sipas mediumit, pamjet janë dërguar nga banorët nga ballkonet e shtëpive në Drenas, ku sipas tyre situata nga reshjet po bëhet e vështirë.