Forumi i Gruas i VLEN takon gratë afariste – premtohet prioritet për fuqizimin e gruas në Gostivar





Nga ana tjetër, me aktivitetet parazgjedhore ka vazhduar edhe kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta. Aktiviteti i djeshëm i Shtabit të Bejtës në kuadër të fushatës parazgjedhore, është realizuar përmes Forumin të Gruas, të cilat kanë zhvilluar takimet me gratë afariste, ku janë diskutuar çështje me rëndësi në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri dhe kyçjen e grave në jetën politike dhe atë të biznesit, si dhe problemet apo pengesat me të cilat përballen gratë. Ekipi i Forumit të Grave të Bejtës, ka premtuar se me ardhjen e Bejtës në krye të komunës, kësaj çështje do t’i jepet rëndësi dhe prioritet i veçantë.