Fillon rikonstruksionin e fushave sportive në bregun e Vardarit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, së bashku me ministrin e Sportit, Borko Ristovski, mbrëmë kanë kryer vizitë në bregu n e lumit Vardarit, ku zyrtarisht fillon rikonstruksionin e terreneve sportive. Shkupi, siç publikoi mbrëmë në rrjetet sociale Gjorgjievski, merr edhe një projekt shtesë për avancimin e sektorit publik dhe infrastrukturën sportive.

Projekti, siç njoftoi Qyteti i Shkupit, përfshin ndërtimin e fushave të reja dhe plotësishtr të riparuara për futboll, volejboll dhe basketboll, si dhe zona moderne fitnesi në ambiente të hapura, me qëllim krijimin e shprehive të reja, jetës aktive dhe mundësive të barabarta për të gjitha gjeneratat.

Paralelkisht, do të avancohen dhe vihen në funksion edhe fushat sportive në Maxhir Mëhallë, si një pjesë e vizionit për zhvillim të barabartë dhe investim në shëndetësi të qyetarëve dhe të ardhmes së Shkupit.

Bregu i Vardarit do të ketë fusha të reja dhe të rindërtuara plotësisht për futboll, volejboll dhe basketboll, si dhe zona moderne fitnesi në ambiente të hapura, të arritshme për çdo qytetar.

Projekti përfshin edhe fushat sportive në Maxhir Mëhallë, të cilat gjithashtu do të përmirësohen dhe do të vihen në shërbim të komunitetit.

“Sporti është themeli i një shoqërie të shëndetshme. Ai ndërton disiplinë, vetëbesim, bashkim dhe i distancon të rinjtë nga zakonet e këqija. Investimi në fushat sportive do të thotë investim në shëndetin e qytetarëve, në energjinë e të rinjve dhe në të ardhmen e Shkupit. Ky është vetëm fillimi. Vizioni ynë është të ofrojmë fusha sportive moderne dhe të arritshme në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit. Zhvillim i ekuilibruar, mundësi të barabarta dhe një jetë aktive për çdo banor të Shkupit, pavarësisht se ku jeton. Mirënjohje e madhe për ministrin Borko Ristovski për mbështetjen e fortë”, shkroi kryetari i Qytetit të Shkupit.