Prezantuesja dhe influencerja Elita Rudi po e vazhdon me sukses angazhimin e saj në emisionin e së dielës në “ATV”, “The Elite Way”.
Ajo mbetet një nga figurat më aktive të ekranit dhe rrjeteve sociale.
Në një fotografi të fundit të publikuar në Instagram, Elita shfaqet e veshur me një fustan të zi, duke zgjedhur një paraqitje elegante dhe të kuruar. Veshja karakterizohet nga një dekolte e hapur.
Elita vazhdon të ruajë një imazh konsistent dhe profesional në çdo paraqitje publike.

