Edhe një mandat për presidenten, Vjosa Osmani do të thotë shumë për Kosovën dhe të ardhmën e saj…





Skënder MULLIQI

revive-zoneid=”212″ data-revive-ct0=”{clickurl_enc}” data-revive-id=”935b907f801750abfe73f018697a3320″>

Duke parë Presidenten Vjosa Osmani dhe veprimtarin shumë produktive të saj si presidente e vendit gjatë këtij mandati, nuk do të ishte e ndërgjegjshme qe ajo të vëhet n diskutim edhe për një mandat të dytë.Ajo i sherbeu vendit në mënyrë dinjitoze më diplomacinë e saj, duke u takuar më shtetarët më të lartë në Evropë dhe në Amerikë, duke mbajtur lartë agjendën e Kosovës në marrdhenjët ndërkombëtare.Pruni katër njohje deri më tash, dhe sigurishtë se ka merita të mëdha që të zgjedhet edhe një mandat.Unë pa qenë fare subjektiv zonjën Osmani e shosh si përsonin e duhur për ti avanasuar proceset jo të lehta që I kemi përpara në arenën ndërkombëtare se bashku më miqët tanë evropian e veqmas me Amerikën mike. Ajo kishte pasur një serë takimësh më zyrtarët e lartë të Amerikës dhe më vetë presidentin, Donald Trump, e poashtu edhe më zyrtarë të lartë të BE-së.Presedentja Osmani është pa dyshim përsoni që nuk ishte dashur të diskutohet, e them edhe ate se është e pa konkurrencë si diplomate më një karrierë të bujshme e productive, si presidente e të gjithë qytetarëve të vendit.Partitë politike opozitare nuk ishte dashur të shërbehën më inate apo interesa të ngushta partiake që mos të votojnë zonjën Osmani për edhe një mandat.Asnjë kandidatë koncensual nuk ka mundësi të zëvëndësoj për aftësitë si politikane dhe intelektuale që i posedon presidentja.E zgjuar, e ditur , komunikuese dhe shumë frytëdhënse në të gjitha takimet diplomatike që I ka pasur, dhe do të ishte mëkati dhe dëmi më I madh që do ti bëhej Kosovës nga ata që nuk e votojnë apo apstenojnë në Kuvendin e Kosovës.Matematikat dihet se cilat janë për zgjedhjen e presidentës nese zbatohet ligjmeria dhe Kushtetua e vendit.Nese nuk shprehet gadishmëria e bllokut opozitarë për të votuar Vjosën në dy raundet e para me 80 vota te nevojshme, mund të zgjedhet në raundin e tretë më 61 vota të LVV dhe minoritetit jo serb.Per të mirën e vendit që e presin procese të vështira dhe vazhdimi I bisedimeve për normalizim të marrdhënjeve që po kërkohet me Serbinë, nuk ishte dashur që zgjedhja e saj të diskutohet.Ishin shume pozitive deklarimet e kryeminstrit në detyrë.Albin Kurtit ,i cili fillë pas fitorës së madhe të LVV në zgjedhjet e 28 dhjetorit, i ftojë për bashkëpunim opozitën-LDK ne koalicion, dhe gjithashtu dëklarimi tjetër për zgjedhjen e Osmanit , duke thënë se njëherë janë përpara formimi i organeve të pushtetit.Për të mirën e partive opozitare dhe liderve të tyre, do ishte vota unanime për, Vjosën kur dihet që Kosovën po e presin 400 milionë nga BE-ja ,e cila ka filluar me heqjën masave të padrejta ekononike .Dhe këtë secili politikan serioz ishte dashur ta këtë parasysh përpos punëve të tjera madhore që e presin vendin.Do të ishte katastrofale nese dikush mendon më vazhduar më lojëra politike edhe këtë vit.Kjo se pari nuk do tju falët nga qytetarët, dhe do të ishte shumë jo serioze e antishtërore .Kosoves i nevoitet zhvillimi , paqja dhe integrimet në sktukturat e BE-së dhe në NATO, kur dihet së çfarë zhvillimesh më vatra të luftës kemi sot në botë. Nuk ka gjë më e tmershme së vendin e diturisë politike dhe intelektuale të zënë budallallëku .Vjosa ka përmendur se nese rastësisht nuk do të jetë presidente, do ti kthehet jetës politike partiake , dhe mos të mendojnë opozita nese shkohet në zgjedhje tjera, që nuk do të humbin më rezulatat edhe më të lartë nga LVV dhe Lista Guxo.Opstrukcionet e gjata politike në fundvitin e kaluar ju kushtuan shumë shtrejtë me humbje të thellë, dhe obstrukcionet eventuale te reja do tu kushtojne edhe me shume .Vendit i duhet uniteti politik, sidomos kur bëhët fjalë për temat madhore.Këtu nuk ishte dashur të gabohet në asnjë mënyrë.Edhe një mandat për presidenten, Vjosa Osmani do të thotë shumë për Kosovën dhe të ardhmën e saj, veqmas në arënën ndërkombëtare….