Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e diele në Fushë Kosovë.
Rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën se një grua është gjetur pa shenja jete.
Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet, teksa po cilësohet si “Hetim mbi Vdekjen”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.