Mesfushori Drilon Islami është përforcimi i parë i Shkëndijës së Tetovës për vitin 2026. Skuadra kuqezi me futbollistin kosovar ka firmosur kontratë për dy vite e gjysmë, me Drilon Islamin që në Tetovë vjen nga Kluzhi i Rumanisë. Drilon Islami karrierën si profesionist e nisi te klubi i qytetit të lindjes, Ferizaji, derisa më vonë do të luante edhe me Dritën e Gjilanit dhe Prishtinën ku ishte edhe kapiten i skuadrës.
Ai gjithashtu qenë pjesë e moshave të reja të përfaqësueses së Kosovës, ndërsa te Kluzhi i Rumanisë u transferua janarin e vitit të shkuar.
Pas firmosjes së kontratës me Shkëndijën, Drilon Islami është shprehur i kënaqur dhe i lumtur që bashkohet me një nga skuadrat më të organizuara shqiptare.