Drenas: E mitura dyshohet se u ngacmua seksualisht nga një person me të meta mendore





Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Drenas.

Sipas njoftimit të policisë, një e mitur dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një person (mashkull) me të meta mendore.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me ngjarjen tashmë kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Ngacmim seksual”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo