Listat prej 110 kandidatëve për deputetë të partive që garuan në zgjedhjet e 28 dhjetorit tregojnë dallime të mëdha në numrin e votave të fituara.
Disa nga ta morën me mijëra vota, ndërsa të tjerë janë renditur në fund të listës me vetëm disa qindra vota.
Bazuar në të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përditësuara pas orës 13:oo, procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme të së dielës është drejt përfundimit, me rreth 94 për qind të fletëvotimeve tashmë të numëruara, transmeton Klankosova.tv.
Nga listat e katër subjekteve politike kryesore që ishin në garë: Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) — kandidati me numrin më të lartë të votave ka kaluar shifrën prej 300 mijë, ndërsa me numrin më të vogël të votave ka rritur deri në afro 300 sosh.
Lëvizja Vetëvendosje
Albin Kurti – 329,137 vota (më së shumti)
Adelina Veliji – 3,713 vota (më së paku)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Bedri Hamza – 146,191 vota (më së shumti)
Dafina Broqi – 890 vota (më së paku)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Lumir Abdixhiku – 75,281 vota (më së shumti)
Gafurr Ibrahimi – 693 vota (më së paku)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Ramush Haradinaj – 38,983 vota (më së shumti)
Vjollca Vokrri – 281 vota (më së paku)
