Digjet në Kroaci autobusi që po shkonte nga Kosova në Zvicër





Një autobus që po udhëtonte nga Kosova për në Zvicër është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në territorin e Kroacisë.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si del tym nga autobusi, teksa udhëtarët janë të gjithë jashtë tij.

Ende nuk dihet mbi shkaqet e zjarrit.