Nën masa të rrepta sigurie I shoqëruar nga një delegacion Dhëndri i Donald Trump, sapo ka mbërritur në Vlorë. Jared Kushner ka mbërritur me një delegacion në zonën e ujit të ftohtë Aty do të zhvilloj një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.
Kushner ka një projekt për të investuar në vila luksoze në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec. Për këtë ata po bashkëpunojnë me shtetin shqiptari, i cili ka krijuar edhe një kompani, “Albanian State Development & Real Estate”, që do të jetë aksionare në resortin turistik që do të ndërtohet në ishullin e Sazanit.
Nga një ish-bazë ushtarake e kohës së komunizmit, Sazani është në prag të një transformimi rrënjësor. Një ishull i mbuluar prej dekadash nga heshtja, tani pritet të ndriçojë në hartën globale të turizmit elitar – mes interesave amerikane, pasurive shqiptare dhe sfidës për zhvillim të qëndrueshëm.
Dhëndri i Donald Trump, biznesmeni Jared Kushner, e mori statusin e Investitorit Strategjik në vitin 2024. Sipas këtij vendimi, investimi në ishull nga kompania e lidhur me dhëndrin e Donald Trump kap vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8% të ishullit, ose në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Nga ky projekt pritet të punësohen mbi një mijë persona.
Pak javë më parë, Kushner u tërhoq nga një projekt zhvillimi në Beograd, ku parashikohej të ndërtohej një hotel luksoz në kryeqytetin serb. (A2 Televizion)