Dëmtohet xhami i derës hyrëse të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup – rasti po hetohet





Denoncohet dëmtimi i xhamit të derës hyrëse të Ambasadës së R. së Bullgarisë

Sot (11.01) në orën 15:55, në SPB Shkup, nga Departamenti për sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, u denoncua dëmtim i xhamit të derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë. Oficeri i sigurisë së Ambasadës, përmes sistemit të video-mbikëqyrjes, vuri re dëmtime të xhamit të derës hyrëse të objektit.

Sipas asaj që është konfirmuar deri më tani, dëmin e ka kryer tash për tash një person i panjohur, i cili dëmtoi xhamin e derës hyrëse me një goditje me dorë.

Në vendin e ngjarjes u ndërmorën masa adekuate policore, ndërsa shërbimet kompetente po punojnë për zbardhjen e rastit dhe konfirimin e të gjitha rrethanave të ndërlidhura me ngjarjen.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.