Shkruan: Naser Pajaziti
Takimi i paralajmëruar kokë më kokë mes Ali Ahmetit dhe Hristijan Mickoskit është ogur i një skenari të njohur nga e kaluara.
Kur dy rivalë të mëdhenj të deridjeshëm ulen për “kompromise”, zakonisht dikush tjetër e paguan faturën!
Historia e vitit 2008 e dëshmon qartë: marrëveshjet e mëdha prodhojnë përjashtime po aq të mëdha.
Në vitin 2008, një marrëveshje e ngjashme mes Ahmetit dhe Gruevskit përfundoi me përjashtimin e PDSH-së nga Qeveria pas vetëm 18 muajsh bashkëqeverisje, edhe ate si parti ‘aleate’ të dëshmuara.
Sot, pyetja është legjitime: a po përgatitet një skenar i ngjashëm dhe a mund të përsëritet historia me VLEN?
A mund ta bëj Mickoski një sakrificë të tillë duke pasur parasysh edhe koston që do ta paguaj para elektoratit të tij?
Prandaj pyetja nuk është a do ketë marrëveshje, por kush apo çka do të sakrifikohet. Në politikë, miqësitë janë të përkohshme, interesat – të përhershme!