Dalja në zgjedhjet e përsëritura në katër komuna deri në orën 15:00 është 18%





Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në zgjedhjet e përsëritura lokale që po mbahen në katër komuna të vendit – Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë – dalja e votuesve deri në orën 15:00 është 18 për qind.

Dalja më e lartë e votuesve është regjistruar në Vrapçisht, me 21 për qind, ndërsa më e ulëta në Qendër Zhupë, ku kanë votuar vetëm 10 për qind e votuesve.

Në Gostivar, deri në orën 15:00 kanë votuar 17,84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në Mavrovë-Rostushë pjesëmarrja ka arritur në 18,6 për qind.

Procesi i votimit po vazhdon, ndërsa institucionet zgjedhore u bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës./TS/