Dalin dokumentat: Bill Gates u infektua me sëmundje të transmetueshme! Çfarë i kërkoi Epstein





Bill Gates, u infektua me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, pretendoi Epstein në një nga emailet e shumta të publikuar sot nga Departamenti i Drejtësisë.

Sipas Telegraph, Epstein i kishte dërguar vetes një shënim më 18 korrik 2013, në të cilin përshkruante prishjen e marrëdhënies së tij me miliarderin amerikan, si dhe akuzat:

“Për të shtuar dhimbjen, po më luteni të fshij emailet në lidhje me sëmundjen tuaj seksualisht të transmetueshme, kërkesën tuaj për t’ju furnizuar me antibiotikë që mund t’ia jepni fshehurazi Melindës dhe përshkrimin e organit gjenital tuaj”.

Zbulimet rreth Gates, ofrojnë detajet e para rreth marrëdhënies së tyre, pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi foto të tyre.

Emaili është një nga tre milionë dokumentet që Departamenti Amerikan i Drejtësisë, publikoi nga dosjet e tij lidhur me pedofilin Jeffrey Epstein.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, tha në një konferencë për shtyp se materialet përfshijnë rreth 2 mijë video dhe 180 mijë imazhe të lidhura me Epstein.

Gjithashtu, sipas tij, materialet përmbajnë shumë materiale pornografike, si dhe imazhe të sekuestruara nga pajisjet e pedofilit.