Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një çift i moshuar është arrestuar pasi dyshohet se ka plagosur një të mitur me mjet prerës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, janë arrestuar në flagrancë për dëmtim me thikë në dorën e një të mituri, me motive të dyshimta. Policia njofton se të dy personat nuk i janë bindur urdhrit për shoqërim.
Po ashtu, për rastin është proceduar penalisht edhe djali i çiftit, E. B., 39 vjeç, i cili dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.