Braktisja e të rinjëve

Qetësi më duket gjithçka pa rini në këtë qytet .
Ç’po ndodh vallë !
Zgjohu qyteti im !
Nuk dua të dal jo, jo ,nga kjo strofull ku jetoj ..
Kur qyteti im është bosh,
E sodis prej dritares së lartë,
duket thjeshtë si hartë,
Kur ti Tetova ime , mundesh të parandalosh ikjen masive të të rinjve, ti mund të luash me ta me kitarë nëpër rrugicat e heshtura ,
e me ritme gazmore,
E zogjtë të zgjohen prej melodisë edhe natën.
Nuk paska kuptim të dal në një qytet bosh,
Ku mungojn rinia , rinia e dijes ,artit e të kulturës.Rinia e së ardhmes. Eci nëpër trotuaret e bukura në kthime të nxituara pragjeve…Në ato pragje ku jetojnë të vetmuar pa fëmijët e tyre .
Ku burra e gra qendroj të fshehur, dalin ndonjëherë nga frika po në shpirtin e tyre, s’ndezin më zjarre.Nuk ka hare e gëzim në shpirtin e tyre .
Ku zgjimet e fëmijëve janë të heshtura si dhera të hedhur nëpër trotuare..
Pushtetarë dhe ju qeveri e koruptuar.
Ju mund të bëni rrëmujë me daulle e me këngë sorrash që me artin s’kanë lidhje fare por për punësimin e të rinjve tanë nuk menduat kurrë .I lejuat të merrnin rrugët e emigracionit pa e ditur se ky qytet dhe ne prindërit e tyre për ju drejtues , mbetëm thjeshtë viktima të këtij qyteti të bukur , ku çdo gjë ne na duket errësirë.
Eci e eci e më duket sikur askush nuk shqetësohet por heshtja e popullit flet shumë.
Gjithsesi nuk më duhet qetësia e pabesë e këtyre njerëzve …
Kur ju drejtues e politikanë nuk mund të përballeni më me askënd!
Dhe kafshët janë bërë të padukshme krejt të buta..Dhe ata pak fëmijë që kanë mbetur , janë në gjumë dhe shohin në ëndërr ditën tjetër.
Lutje të vogla hedhin në vizatime në një letër.
Po ritme muzike , pa argëtime etj ..
Nuk i kërkoj më falje askujt,
erdhi dita, kemi leje të gabojmë ama braktisjet masive duhet të gjithë bashkë ti parandalojmë .
Ja, Dikush edhe del ndër udhë, si jashtëtokësorë…..
Ne nga dritaret ia bëjmë me dorë;.
Por mos dil, o njeri. Ç’të duhet një qytet bosh!? Ngrije zërin për padrejtësitë, ngrije zërin për rinin , për të ardhmen e Tetovës tonë të bukur .
Tashmë zemra rreh vetëm brenda një shtëpie.
Kjo është muzikë lirie, e përkohshme, e bekuar.
Dashuria brenda muresh, shumohet prej mungesës e frymemarrjes.Liria nuk po shihet ashtu si e mendonim .!
Ndonjëherë edhe vdes, kur rri larg shpresës për të ardhmen e fëmijëve tanë , për të ardhmen e rinisë.
Tash do filloj ti jap kurajo vetes për qytetin tim , për Tetovën time të bukur. Je i lumtur qënia ime, derisa dielli të lindë sërish.Me beso …Ki shpresë !
Diçka krejt tjetër vërej, se sërish do të rikthehen bijtë tanë .
Tash është dimër edhe në këtë qytet po shoh një tymnajë pa zogj .
Nuk dal jo vetëm, rrugëve të këtij qyteti,
Mbi mijëra mendime e fjalë, Mijëra grimca ajri…
Dhe pafund mbresë..!
Dhe një ujëvarë kurajoje…
Mos u trishto banor i qytetit tim! Ki shpresë !

Vdekjet janë si male të vetmuar,
Kujtimet rrëmojmë, i duam të gjalla.
Jemi të trishtë, ndaj zgjohu qyteti im.Rinin riktheje në vendin e vet
Befas kujtohemi për ato vite ,bashkepunimi ku alegria na shoqëronte kudo me fëmijët anembanë Tetovës time të bukur e të pafajshme.Ishim të gjithë bashkë pa komplekse për të ardhmen e të rinjve.
Oh ,sa e bukur ishte bota me ta.!
Edhe pas dritareve,dëgjohej cicërima e zogjëve….
Ruajini kafazët e blertë të prindërve,
Pa ta bota është kopësht me gjemba.
Ngri zërin rini , mos ik sepse kjo politikë e ndyrë do gjakun e njerezve ta pijnë…!
Venave dhe rrugëve si lumenj të ngrirë.!
Sa e bukur je o Tetova ime po kur të shoh çdo ditë, ndiej trishtim ..
Nuk të dal përballë por kërkoj bashkpunim, art dhe kulturë për këta rinjtë. .
Ti qyteti im, ke nevojë për njerzit e duhur, ndaj sot po te vajtoj pa e ditur se ku po shkon kultura jote ,njerzit e ndershëm e punëtor ,..
Ndërsa sot …! Pse kjo tymnaje ? Ç’po ndodh ?
Pse o qyteti im ëndrrat e të rinjve ju po i vrisni ?
Se ti do frymë,ajër ,rini , art e kulturë, muzikë nuk do llumë.
Mos vallë i dëboi kolera e kohës moderne ?!
Jo ,vendi im nuk do lumenj e përrua …! Ju e keni vërtetuar ndaj zgjohuni nga errësira e buzëqeshni si dikur …
Tetova ime e dashur, fryma jote janë rinia ,, njerëzit,arti ,arsimi dhe kultura .Nuk janë spiunat dhe njerzit pa moral e karakter .
Ata thjeshtë po presin pesimizmin tënd të mos i çelesh lulet përsëri ..
Ndaj zgjohu e buzeqesh :
Rini ! Mos ik ! Ngri zërin për çdo padrejtësi.
Jeto në vendin të bukur.
Tetova jonë plot shpresë për ardhmërinë.
Pedagog : Naim Kurtishi .
Tetovë .