Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka apeluar sot tek qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave që kanë përfshirë rrugët e qytetit dhe fshatrat përreth.
“Si pasojë e temperaturave të ulëta, në rrugët e qytetit dhe fshatrat e Tetovës ka ngrica, gjë që rrit rrezikun për qarkullim,” theksoi Kasami, duke nënvizuar se situata paraqet rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve.