BDI reagon: Premtimi për 10.000 euro nga Izet Mexhiti ishte mashtrim ndaj qytetarëve

Shkup, — Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e quan, mashtrimeve të mëdha të Izet Mexhitit, duke theksuar se premtimi për 10.000 euro për çdo qytetar ka qenë një nga manipulimet më të bujshme ndaj opinionit publik informon Tetovasot.

Nga BDI thonë se ky premtim nuk ka qenë slogan apo ide teorike, por një deklaratë e drejtpërdrejtë e artikuluar publikisht dhe e përdorur për të fituar besimin e qytetarëve.

“Sot, me përgjegjësi të plotë pyesim publikisht: çfarë ndodhi me këto 10.000 euro? Ku janë sot? Cili ligj u propozua për realizimin e tyre, cili vendim qeveritar u mor dhe cili institucion u ngarkua me zbatimin?”, thuhet në reagim.

Sipas BDI-së, përgjigjja është alarmante pasi nuk ekziston asnjë plan, afat, mekanizëm apo llogaridhënie për realizimin e këtij premtimi.

“Ekziston vetëm një premtim i madh i bërë lehtë dhe i harruar pa asnjë ndjesë. Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi politike, por mashtrim ndaj qytetarëve”, thekson BDI.

Nga partia vlerësojnë se premtime të tilla krijojnë pritshmëri reale për jetë më të mirë dhe siguri ekonomike, ndërsa mosrealizimi i tyre sjell humbje besimi dhe zhgënjim qytetar.

BDI kërkon përgjigje konkrete nga Izet Mexhiti, duke pyetur nëse ky premtim ka qenë një gënjeshtër e qëllimshme apo një papërgjegjësi e rëndë politike.

“Në çdo shtet serioz, premtimet e mëdha nuk hidhen në erë pa pasoja. Përndryshe politika shndërrohet në një fabrikë iluzionesh ku qytetarët përdoren dhe braktisen”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, BDI thekson se seria e zbardhjes së këtyre mashtrimeve nuk do të ndalet dhe se qytetarët meritojnë të vërtetën.
Reagimi i plote:

Sot po vazhdojmë me serinë e zbardhjes së mashtrimeve të mëdha të Izet Mexhitit. Jo për të bërë zhurmë politike, por për të mbrojtur një parim themelor të demokracisë: përgjegjësinë ndaj fjalës së dhënë.

Një nga mashtrimet më të mëdha, më të bujshme dhe më të përsëritura publikisht, ishte premtimi për 10.000 euro për çdo qytetar.
Ky nuk ishte një slogan i paqartë apo një ide teorike. Ishte një premtim i drejtpërdrejtë, i artikuluar në media, i shitur si zgjidhje konkrete dhe i përdorur për të fituar besimin e qytetarëve.

Sot, me përgjegjësi të plotë, pyesim publikisht:
Çfarë ndodhi me këto 10.000 euro?

Ku janë sot?
Cili ligj u propozua për realizimin e tyre?
Cili vendim qeveritar u mor?
Cili institucion u ngarkua me zbatimin?
Dhe më e rëndësishmja: kush mban përgjegjësi për këtë premtim?

Përgjigjja është alarmante: asgjë nuk ekziston.
Nuk ka plan.
Nuk ka afat.
Nuk ka mekanizëm.
Nuk ka llogaridhënie.

Ekziston vetëm një premtim i madh, i bërë lehtë dhe i harruar pa asnjë ndjesë. Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi politike. Kjo është mashtrim ndaj qytetarëve.

Kur u premton njerëzve 10.000 euro, u krijon pritshmëri reale për jetë më të mirë, për siguri ekonomike, për dinjitet. Kur kjo rezulton të jetë një bluf, pasojat nuk janë vetëm financiare – janë humbje besimi, zhgënjim dhe zemërim qytetar.

Prandaj sot nuk kërkojmë shpjegime të mjegullta dhe as retorikë politike.
Kërkojmë përgjigje konkrete.

E pyesim publikisht Izet Mexhitin:
• A ishte ky premtim një gënjeshtër e qëllimshme?
• Apo një papërgjegjësi e rëndë që sot askush nuk guxon ta marrë përsipër?
• Dhe nëse askush nuk mban përgjegjësi, çfarë mesazhi u dërgohet qytetarëve për premtimet e radhës?

Në çdo shtet serioz, premtimet e mëdha nuk hidhen në erë pa pasoja. Sepse përndryshe politika shndërrohet në një fabrikë iluzionesh, ku qytetarët përdoren dhe braktisen.

Sot e themi qartë:
Premtimi për 10.000 euro ishte një mashtrim i madh.
Dhe kjo seri zbardhjesh nuk ndalet këtu.

Qytetarët meritojnë të vërtetën.
Dhe kjo e vërtetë nuk do të mbulohet më me heshtje.