Barcelona e konfirmon lëndimin e Raphinhas, do të mungojë sonte ndaj Sociedadit
Barcelona do të jetë pa Raphinhan në ndeshjen e së dielës ndaj Real Sociedadit në “Anoeta”.
Braziliani u dëmtua lehtë në fitoren ndaj Racing de Santander dhe nuk do të udhëtojë me ekipin.
Trajneri Hansi Flick konfirmoi se mungesa e tij është vetëm si masë paraprake.
Klubi njoftoi se bëhet fjalë për një goditje në kofshën e djathtë.
Raphinha pritet të rikthehet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Slavia Pragës.
Marcus Rashford shihet si zëvendësuesi kryesor i tij.