Avioni anulon uljen në aeroportin e Stambollit për shkak të stuhisë së fortë





Një avion ndërpreu përpjekjen për ulje dhe u ngrit sërish teksa po i afrohej aeroportit “Sabiha Gokcen” të Stambollit gjatë një stuhie të fortë, raporton Anadolu.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se avioni ishte gati të ulej në aeroport, por u detyrua të ndalonte përpjekjen për ulje për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike të shkaktuara nga stuhia.

Avioni u ngrit sërish pa prekur pistën për të pritur kushte më të sigurta dhe për të tentuar një tjetër ulje më vonë. Rajoni i Marmarasë në Turqi po përballet me stuhi të forta dhe erëra të fuqishme që nga mëngjesi i së enjtes, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në Stamboll dhe në provincat fqinje.

Kushtet e pafavorshme të motit, të cilat u intensifikuan gjatë ditës, kanë ndërprerë jetën e përditshme në disa rrethe të metropolit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme ndaj rreziqeve të mundshme, përfshirë ndërprerjet në transport, dëmet dhe rrezikun e helmimit nga monoksidi i karbonit nga pajisjet e ngrohjes.