NQP Shkup informoi se sot për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Përjashtim do të jenë linjat 18A, 32, 51, 56, 56A, 70, 74, 81, 118 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës.
Sot, nga ora 7 deri 14, kujdestar do të jetë pika për shitjen e biletave në Qendrën transportuese, ndërsa teleferiku nuk do të punojë. Prej aty përkujtojnë se çdo e hënë dhe çdo e martë e fundit në muaj për teleferikun janë ditë jopune.
“Krishterëve ortodoksë ua urojmë festën Uji i Bekuar”, thuhet në kumtesë.