Arrestohet 31-vjeçar në Gostivar, dyshohet për sulm dhe kërcënim me mjet të mprehtë





Zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar A.B. (31) nga Gostivari, pas një denoncimi se ka sulmuar fizikisht një 19-vjeçare dhe dy vëllezërit e saj, si dhe i ka kërcënuar me mjet të mprehtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Vasil Vasileski”. I dyshuari është ndaluar dhe pas dokumentimit do të pasojë kallëzim penal.TS