Arrestimi i Maduros/ PE: Ditët në vijim do të jenë kritike





Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, ka reaguar për zhvillimet në Venezuelë , duke theksuar se orët dhe ditët në vijim do të jenë kritike.

Metzola përsëriti se Parlamenti Evropian nuk e njeh Nicolas Maduron si presidentin e zgjedhur legjitimisht të Venezuelës, ndërsa shtoi se populli i vendit meriton të jetojë i lirë pas viteve të shtypjes.

Ajo nënvizoi se Parlamenti Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar, mbështetje për demokracinë dhe njohje të vullnetit të popullit venezuelian, duke e bërë të qartë se BE do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore dhe demokratike.