Arben Taravari: Dy fitore të mëdha të AKI-së në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit (VIDEO)





Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka përshëndetur dy fitore të mëdha të AKI-së në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, pas përfundimit të numërimit të votave.

Në fjalimin e tij për qytetarët, Taravari theksoi se në Gostivar kandidati Valbon Limani ka arritur 64% të votave, duke fituar me raport 2 me 1 kundrejt kundërkandidatit të tij, ndërsa në Vrapçisht kandidati Isen Shabani ka fituar gjithashtu me një raport të ngjashëm, duke siguruar rreth 2,500 vota, raporton TS.

“Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Gostivarit dhe aktivistët e partisë për përkrahjen e jashtëzakonshme. Besoj se Valdeti dhe Valboni, së bashku me ekipet e tyre, do të udhëheqin komunat për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike apo politike,” tha Taravari.

Ai vuri në dukje se këto fitore tregojnë fuqinë e bashkëpunimit të partive dhe aktivistëve të Aleancës Kombëtare për Integrim dhe shpreh optimizëm për zgjedhjet parlamentare të vitit 2026.

Taravari gjithashtu përgëzoi ekipet dhe kandidatët për përkushtimin dhe përvojën e tyre, duke theksuar se kjo fitore është një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe drejtimin e komunave në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente.

Këto rezultate shënojnë një sukses të jashtëzakonshëm për Aleancën Kombëtare për Integrim dhe rrisin pritshmëritë për performancë të fortë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

https://www.facebook.com/share/v/1GhV7VBKCT/