AMBASADOR I KOMBIT
Bruno Ceka
Shqiptarët e Maqedonise së Veriut po kalojnë një periudhe të vështirë, në të cilën një qeveri e dominuar nga VMRO-ja po i zhvesh gradualisht nga roli i tyre shtetformues, duke tentuar t’i reduktojë në një pakicë të parëndësishme politike dhe institucionale. Kjo qasje nuk eshtë e rastësishme. Ajo eshtë pjesë e një strategjie më të gjerë, e frymëzuar nga koncepti i “Botës Serbe” dhe i asaje” Ruse”
Këtij projekti i ka ndihmuar, fatkeqësisht, edhe neglizhenca, e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat nuk po e trajtojnë çeshtjen e shqiptarëve të Maqedonisë me peshën dhe seriozitetin që ajo meriton.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë qenë gjithmonë partnertë besueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të
Bashkimit Evropian. Asnjeherë nuk e kanë vënë në pikëpyetje orientimin strategjik të shtetit drejt këtyre aleancave, as në momente krize politike, as nën presion të rrethanave të brendshme apo rajonale. Përkundrazi, shpeshherë edhe në kurriz të interesave të ngushta etnike, pika referuese e veprimit politik të shqiptarëve ka qenë avancimi i Maqedonisë së Veriut drejt integrimit euroatlantik.
Raporti me SHBA-në ka qenë, öshtë dhe do të mbetet prioritet absolut i veprimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ky orientim nuk ka qenë taktik apo i përkohshëm, por strategjik dhe i qëndrueshëm, i bazuar në bindjen se stabiliteti, demokracia dhe barazia reale ndërtohen vetëm permes partneriteteve të forta euroatlantike.
Shqiptarët e Maqedonisë, historikisht dhe me vetëdije, janë sakrifikuar për perparimin dhe konsolidimin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ky vetëflijim nuk ka qenë i rastësishëm apo emocional, por i orientuar drejt interesave madhore kombëtare shqiptare. Sot, ky kontribut kerkon reciprocitet politik, institucional dhe diplomatik. Jo si favor, por si obligim moral!!