Ambasada e SHBA në Tiranë poston mesazhin e Rubios: Liria e shprehjes në Evropë po gërryhet





Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh nga Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, ku shprehet shqetësimi i tij për atë që ai e konsideron një kërcënim ndaj lirisë së shprehjes në Evropë.

Në postimin e ambasadës, Rubio citohet duke theksuar se aleancat e Shteteve të Bashkuara me partnerët evropianë janë ndërtuar mbi parime dhe vlera të përbashkëta, një ndër të cilat është edhe liria e shprehjes.

“Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes,” thuhet në deklaratën e Sekretarit Rubio.

Në fotografinë e postimit, shfaqet Sekretari Rubio, dhe në përshkrim theksohet se ai shpreh shqetësim se liria e fjalës në Evropë po gërryhet, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së kësaj vlere themelore.