Ali Ahmeti nesër do të merr pjesë në takimin e liderëve





Nga BDI konfirmuan se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, nesër do të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Megjithatë, nga partia nuk zbuluan se çfarë qëndrimi do të ketë Ahmeti lidhur me qeverinë teknike. Deputetja e BDI-së, Arta Zendeli, deklaroi se i mbetet Ahmetit që deri nesër të mendojë dhe të kumtojë cili do të jetë qëndrimi i tij zyrtar.

Ajo shtoi se vendimi përfundimtar për heqjen e mundshme të qeverisë teknike është ekskluzivisht e drejtë e presidentit të shtetit.