Ali Ahmeti: Mirë që shkuam në takim te Mickoski! Europa ndërtohet me disa parime (VIDEO)





Kreytari i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në emisionin Click Plus në TV21 foli edhe për takimin e liderëve të mbajtur një javë më parë të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski. Ahmeti tha se kanë bë mirë që kanë shkuar në takim te Mickoski sepse siç thotë Ahmeti Europa formohet me disa parime siç janë dialogu, kompromisi.

“Është mirë sepse Europa formohet në disa parime. Parim i Europës dialogu, kompromisi, sepse pa dialog dhe kompromis nuk gjen dot zgjidhje mbi problemet. Nuk është zëvendësuar kjo filozofi me një filozofi të re, por janë parime që duhet të respektohen. Pjesëmarrja e BDI në takimin e liderëve ka qenë shumë e domosdoshme për të biseduar për të gjitha temat, edhe pse të gjitha temat që ne menduam dhe vlerësuam nuk u biseduan në takim me liderët mbeti që tema të caktuara të bisedohen si dy parti politike më të mëdha te komunitetet më të mëdha në vend”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Click Plus në TV21.