Alaudin Hamiti përfundon në spital, kjo është gjendja





Moderatori i njohur Alaudin Hamiti ka përfunduar së fundmi në spital, pas një periudhe të vështirë shëndetësore të shoqëruar me dhimbje të forta. Lajmin e ka bërë publik vetë ai përmes një postimi, ku ka sqaruar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje për heqjen e gurëve nga kanali urinar.

Sipas Hamitit, ndërhyrja ishte e pashmangshme pas disa ditësh të vështira, por fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile. Ai ka bërë të ditur se tashmë ndodhet në fazën e rikuperimit dhe ndihet mirë.

“Pas një periudhe përballjeje me dhimbje që nuk kanë qenë të lehta, ndërhyrja u bë. Sot jam mirë. Rikuperimi vazhdon”, shkruan ai, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe urimet.

Ajo që ka tërhequr vëmendje është edhe konfirmimi i rikthimit të tij në ekran. Hamiti shprehet optimist se të premten do të rikthehet në “Prime”-in e parë të Big Brother 2026, aty ku, siç thotë vetë, “emocionet janë të vërteta”.

Alaudin Hamiti përfundon në spital, kjo është gjendja

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo