Alarm për të ftohtë ekstrem në Maqedoni: Temperaturat zbresin deri në -14°C, mot i thatë por i akullt





Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se pason një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe të thatë, me mëngjese të ftohta dhe temperatura të mëngjesit që kudo do të jenë nën zero.

Nesër dhe të martën, në disa vende edhe temperaturat ditore do të mbeten negative, ndërsa nga e mërkura do të jenë në rritje graduale. Nga mesi i javës, nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, njofton TS.

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Deri të enjten, temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -2 deri në -14 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval nga -1 deri në 10 gradë Celsius./TS