Aksident në Gostivar: Tre persona të lënduar, njëri me lëndime të rënda





Më 03.01.2026 në ora 02:35 në DPB Gostivar është raportuar se në rr. “Ilinden” në Gostivar, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga L.B. (27) nga fshati Gradec, komuna e Vrapçishtit, ka goditur një automjet të parkuar “Mercedes” me targa të Gostivarit, i parkuar nga E.S. (19) nga fshati Zdunjë e Gostivarit. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i tij V.A. (27) nga fshati Gradec, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri tjetër N.I. (37) nga fshati Gradec, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.